Jurgen Klopp: Goli i tretë i Messit ishte i pabesueshëm!

Më të fundit


“Bëmë një gabim dhe humbëm 3-0”, është shprehur Jurgen Klopp pas humbjes me Barcelonën në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Champions League. Trajneri i Liverpool i duhet ta marrë me sportivitet atë që ndodhi në “Camp Nou”, teksa shprehet:

“Kjo ishte historia e ndeshjes, luajtëm shumë mirë, por humbëm 3-0. Këto gjëra ndodhi. Nuk janë gjëra që ndodhin shpesh, por ndaj një kundërshtari si Barcelona ndodhin”.


Klopp ka thënë se skuadra e tij gaboi vetëm në golin e parë, ndërsa dy golat e Messit, sipas trajnerit gjerman, nuk mund të bëhej asgjë nga ekipi.

“Mendoj se treguam lojën tonë, bëmë detyrat tona dhe dhamë maksimumin. Përveç golit të parë, që nuk mbrojtëm mirë, dy golave të tjerë nuk kishim çfarë t’i bënim. Pra, bëmë një gabim dhe humbëm 3-0, shumë e rëndë”.

“Jam krenar për djemtë, jam i lumtur me paraqitjen e tyre. Ishte një ndeshje shumë e vështirë, por ata kanë luajtur shumë mirë. Ishte një ndeshje shumë e mirë futbolli dhe mbase një nga ndeshjet më të bukura që kemi luajtur jashtë fushës, por rezultati e bën shumë të vështirë kualifikimin”.

“Pastaj erdhi goli i tretë i Messi-t, o Zot, i pabesueshëm. Për ndeshjen e kthimit do të bëjmë çmos, por do të jetë thuajse e pamundur. Jam shumë krenar për djemtë e mi, ashtu siç duhet të jenë të gjithë tifozët e Liverpool.”




Skip to toolbar