“Territorialja”/ Albatros Rexhaj: Decentralizimi nuk duhet të jetë vetëm në formë, por edhe në përmbajtje!

Më të fundit


Analisti Albatros Rexhaj në emisionin “Real Story” në ABC News, foli për Reformën Territoriale dhe nevojën për një decentralizim më të madh të pushtetit vendor.

Rexhaj u shpreh se decentralizimi nuk duhet të jetë vetëm në formë, por edhe në përmbajtje, duke theksuar se procesi i integrimit në Bashkimin Evropian kërkon që vendimmarrja të jetë më pranë qytetarëve.

Sipas Rexhajt, gjatë dy dekadave të fundit pushteti qendror ka marrë gjithnjë e më shumë kompetenca nga niveli vendor.“Decentralizimi duhet të jetë në përmbajtje, jo vetëm në formë. Integrimi në BE e nënkupton që vendimmarrja duhet të shkojë më afër me qytetarët. Për ta emëruar një drejton në Bashkinë Cërrik t’i duhet të pyesësh në Korçë. Dhe mendoj që duhet kornizuar mirë, nëse ky është qëllimi i reformës. Niveli qendror në dy dekadat e fundit ka thithur shumë nga kompetencat. Nuk mundet që për ujësjellësin në Peqin të shkosh në Elbasan. Nuk ke nevojë të kesh bashki të vogla me pushtet shumë të madh”, tha ai.



Skip to toolbar