Shtëpi, tokë dhe 500 euro në muaj për këdo që shpërngulet në ishullin grek

BOTA


Shpopullimi i një ishulli grek dhe lënia në harresë nga banorët ka bërë që të merren masa për popullimin sërish të saj. Ishulli grek Antikitera i ndodhur në detin Egje, po braktiset nga banorët. Kjo ka bërë që Kisha Ortodokse e Greqisë të marrë masa të menjëhershme. Ajo i ofron çdo familje një shtëpi, tokë për të punuar apo hapur biznesin e tyre dhe një pagë mujore prej 500 euro, për 3 vitet e para të jetesës.

Ishulli, i cili ka vetëm një fshat, Potamos, është i njohur për zbulimin e  Mekanizmit të Antikiterës, një pajisje 2000-vjeçare që u quajt “kompjuteri i parë në botë”, për shkak se ishte shumë i ndërlikuar.


Nëse jeni në kërkim të një vendi ku të jetoni apë kërkoni ndryshime në jetën tuaj, ky ishull mund të jetë një opsion i mirë.




Skip to toolbar