Shqipëria dhe Serbia do të jenë bashkëorganizatore të Kampionatit Evropian të futbollit për nën 21-vjeçarët në vitin 2027.
Më 4 shkurt, UEFA konfirmoi se ky kampionat do të organizohet nga dy shtetet e Ballkanit Perëndimor. Lidhur me këtë moderatori i emisionit “E diela Sprint”, Maks Tashi tha në “Real Story” se nëse nuk bashkëpunojmë tani me Serbinë, do ushqejmë me urrejtje brezat e ardhshëm.
Sipas Tashit, ne si kombëtare dhe si shtet tregojmë që jemi të hapur dhe në vazhdimësi.
“Duhet të ecësh përpara se në një farë mënyre sporti bashkon. Nëse ne nuk kemi bashkëpunim me Serbinë për arsyet e mësipërme, atëherë i bie që ne asnjëherë mos të kemi sport, vazhdimësi dhe për brezat që do të vijnë ne t’i ushqejmë me ndjenjën e urrejtjes, për faktin sepse 11 vjet më përpara ka ndodhur ajo tragjedi. Për tu kritikuar dhe për kombëtaren tonë, por që duke parë përpara ne mundohemi që edhe serbëve t’ua lëmë gabimet e tyre që kanë bërë. Nga ana tjetër ne si kombëtare dhe si shtet të jemi më të hapur në vazhdimësi”, tha ai./abcnews.al