Një nga legjendat e Dinamos, Artur Çobani e ka konsideruar Europianin U21 në 2027 të organizuar nga vendi ynë dhe Serbia, si një ngjarje ku këta të fundit do rregullojnë imazhin.
I ftuar në emisionin “Real Story”, ai u shpreh Shqipëria është paterica e Serbisë, por dëmin më të madh e ka Kosova.
“Unë do ta shikojë Shqipërinë në këtë mes një patericë të Serbisë. Kjo i duhet Serbisë për të rregulluar imazhin e saj. Ato ngjarje të së shkuarës, por ata nuk e kanë ulur asnjëherë tempin edhe kur nuk luan Shqipëria, por luan Serbia me dikë tjetër.
Unë nuk kam shpresë që ata do ndalojnë ndonjëherë. Edhe nëse u zgjodh Shqipëria për të ndihmuar Serbinë, unë mendoj që këta tanët janë nxituar çik, sepse ky nuk është opionioni im personal. Unë e kam të bazuar këtë vendim. Nëse me miratimin e zv. presidentit u morë ky vendim, dhe Shqipëria është paterica, dëmin e ka Kosova. Shikoni intervistat e futbollistave të Kosovës se çfarë kanë thënë si Lorik Cana. Politika nuk ndahet asnjëherë”, deklaroi Çobani./abcnews.al