Organizojmë Europianin…me Serbinë/ Llumnica: E pritshme, por shokuese. Serbia kërkon të përmirësojë imazhin

Më të fundit


Shqipëria dhe Serbia do të organizojnë së bashku Kampionatin Europian U21 të vitit 2027. UEFA e miratoi kandidaturën e përbashkët të dy vendeve në mbledhjen e mbajtur këtë të martë në Nion të Zvicrës.

Në emisionin “Real Story” në ABC News, gazetari sportiv, Ejup Llumnica deklaroi se kjo ishte e pritshme, por sipas tij, është edhe shokuese.

Llumnica shtoi se me organizimin e këtij eventi, Serbia kërkon të përmirësojë imazhin e saj, pasi nga gjykatat ndërkombëtare, është shpallur shtet genocidal.

“Ne e dinim se kjo do të ndodhte, lajmi i sotëm, mund ta quaj shokues. Nuk duhej të ndodhte ky organizim. Po flitet se do të përfitojnë financiarisht Shqipëria dhe Serbia, por është imazhi i Serbisë që po mundohet ta rregullojë. Serbia, nga gjykatat ndërkombëtare është shpallur shtet genocidal. Serbia kishte nevojë për ngritje të imazhit. Mendoj se nuk është dashur të organizohet një event i tillë. Fatkeqësisht, jemi fqinj por është vështirë të besosh se serbët, do kenë përshtypje të mirë për shqiptarët. Unë mendoj se Shqipëria dhe as Kosova, nuk ka imazh të keq, nuk ka pasuer nevojë are për të organizuar kampionat me Serbinë, për të treguar se jemi njerëz të civilizuar. Nuk ka pasur imazh të keq. Ky imazh, ky evropian ndikon vetëm në imazhin e Serbisë, asgjë tjetër. Ne jemi në rregull, por mendoj se këtë herë i ka bërë favore Serbisë”, theksoi ai./abcnews.al



Skip to toolbar