Qeveria, reflektim (dhe spastrim)/ Rama, takim i zgjeruar me  ministra e deputetë, lëvizin drejtorët e administratës

#NËRADAR


Sot maxhoranca zhvillon një takim të zgjeruar me ministra, deputetë dhe gjithë drejtuesit lokalë.

Takimi i shtyrë një javë më parë për shkak të protestës së dhunshme, bëhet në siglën e pranisë besnike.

Por ABC News ka mësuar se mbi tavolinën e kryeministrit do të jetë sot lista e gjithë drejtuesve të administratës për të cilët ka ankesa nga njerëzit.

ABC News ka mësuar se kjo do të jetë një valë spastrimi e vërtetë, sidomos për drejtoritë qendrore dhe lokale.

Shpëtojnë drejtuesit e policisë, arsimit dhe shëndetësisë. Por spastrimi nis, por nuk mbaron sot.