Kanosi me armë djemtë e deputetit Spartak Braho, në kërkim 30-vjeçari në Durrës

AKTUALITET


Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në 18 gusht në qytetin e Durrësit. Një peson mësohet të ketë sulmuar djalin e deputetit Spartak Braho, Kreshnik Braho. Mësohet shtetasi me inicialet L.K, ka goditur dhe thyer me tytën e automatikut xhamat e mjetit të djalit të deputetit Spartak Braho, shtetasit Kreshnik Braho.  “Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Durrës kanë shpallur në kërkim dhe po punojnë për kapjen e shtetasit L.K., 26 vjeç, banues në Durrës  pasi për motive të dobëta dyshohet se ka kanosur me armë zjarri dhe i ka thyer xhamat e 2 mjeteve shtetasit K.B., 35 vjeç, banues në Durrës”, shkruan Policia e Durrësit në njoftim.

Shkak i këtij konflikti është bërë një vend parkimi poshtë pallatit ku banon djali i deputetit socialist. Sipas komunikatës së Policisë së Durrësit, pas ngjarjes së ndodhur mbrëmjen e 18 gushtit, është shpallur në kërkim autori i dyshuar i kësaj ngjarje, shtetasi me inicialet L.K.  Por ngjarja nuk ka mbetur me kaq, pasi sipas një njoftimi të datës 19 gusht, policia e Durrësit ka nisur procedimin penal ndaj shtetasi A.B., djali i deputetit Spartak Braho, pasi ka vijuar konfliktin e nisur një ditë më parë, pra në 18 gusht.

Sips policisë, djali i deputetit, ka goditur me sende të forta shtetasit A.K., 58 vjeç dhe L.K., 30 vjeçm duke i shkaktuar dëme trupore. Megjithatë, deri më tani nuk ka pasur asnjë të ndaluar nga policia.  “Më datë 19.08.2019 filloi procedimi penal për shtetasin A.B., 38 vjeç, banues në Durrës, sepse më datë 18.08.2019, në lagjen Nr. 4 Durrës, pas një konflikti për motive të dobëta ka goditur me sende të forta shtetasit A. K., 58 vjeç, dhe L.K., 30 vjeç duke i shkaktuar dëmtime trupore. Neni 89 i K.P”, shkruhet në njoftimin e dytë të Polcisë së Durrësit.

Ndërkohë, Report Tv, ka raportuar se personi i akuzuar për konfliktin me djalin e deputetit të Partisë Socialiste, Spartak Braho, është me disa precedentë të mërpashëm kriminal. Ai mësohet të ketë qenë i dënuar disa herë, por është liruar nga Gjykata e Kavjës. Ndërkohë, ngjarja ka marrë përmasa publike këtë të hënë, pas një denoncimi të bërë nga Sali Berisha në rrjetin e tij social.



Skip to toolbar