Drejtonin mjetin të dehur, Policia e Fierit pranga 15 shoferëve

AKTUALITET


Në një javë Policia e Fierit ka arrestuar 15 drejtues mjetesh, nga të cilët 8 janë arrestuar për drejtim t mjetit në gjendje të dehur, ndërsa 7 pasi drejtonin mjetin në mënyrë të parregullt dhe pa leje drejtimin. Kjo është komunikata e Policisë së Fierit, që njofton se ka vënë në pranga drejtues mjetesh, që kanë shkelur rregullat e qarkullimit rrugor.

Gjithashtu, në kuadër të planit të masave për përballimin e fluksit të qarkullimit në akset rrugore të Qarkut të Fierit, policia njofton se ka pezulluar lejen e drejtimit për 13 drejtues mjetesh, 11 prej të cilëve kanë përdorur pije alkolike, ndërsa 2 të tjerë për tejkalim shpejtësie.


Gjithashtu, në 1 javë, policia e Fierit ka vendosur 1468 gjoba ndaj drejtuesve të mjeteve, të cilët kanë shkelur rregullat e qarkullimit duke u bërë precedent për aksidente rrugore, me parakalime të gabuara, përdorim të pijeve alkolike, shpejtësi tej normave të lejuara, përdorim i celularëve etj.

Këto masa do të vijojnë të zbatohen edhe pas përfundimitë të sezonit turistik, me qëllim uljen e riskut të aksidenteve rrugore në rrugët komëbtare dhe jo kombëtare në Fier dhe jo vetëm. Gjatë muajit gusht, ka pasur një shtim të numrit të aksidenteve, ku ndër shkaqet më të shepshta, kanë qenë konsumi i alkolit, përdorimi i celularëve, parakalimet e gabuara dhe shpejtësia e lartë.




Skip to toolbar