Kaosi i Juventusit, agjencitë e basteve marrin vendimin që “frikëson” tifozët

Më të fundit


Zakonisht thuhet se agjencitë basteve nuhasin ngjarjet para se ato të ndodhin. Për këtë arsye, tifozëve të Juventusit sot në mbrëmje iu shtua ankthi për fatin e ekipit të tyre, kur erdhi vendimi i përbashkët i agjencive për të hequr ekipin me më shumë tituj në Itali nga mundësia e një basti shumë të veçantë.

Bëhet fjalë pikërisht për rënien nga kategoria”, një mundësi që nga sot mund të luhet për secilën nga 19 ekipet e tjera të Serie A, por jo për bardhëzinjtë. Mundësia përshembull që ky fat i keq t’i ndodhë Milanit, paguhet 1 mijë herë bastin, pra fitohen 100 euro çdo euro të vënë bast.


Vendimi është marrë pas dënimit me 15 pikë për plusvalencat në merkaton e futbollistëve, pra diferenca mes çmimit të shitjes së një futbollisti dhe kostos së tij fillestare, ndërkohë që priten vendime të tjera që përfshijnë ekipin e njohur për sa i përket mos deklarimit të rrogave.




Skip to toolbar