Kap për gryke aktivisten, pezullohet ministri britanik

BOTA


Ministri i Jashtëm i Britanisë, Mark Field është pezulluar nga detyra, pasi ndaj tij policia ka nisur hetimet për ushtrim dhune ndaj një aktivisteje të Greenpeace gjatë një darke në Londër.

Pezullimi i tij ka ardhur pas publikimit të një video, ku ministri britanik shihet duke nxjerrë jashtë me forcë dhe përzë me dhunë aktivisten e Greenpeace. Gjithashtu ministri e shtyn aktivisten, duke e përplasur tek një shtyllë. Për të justifikuar veprimin e tij, Field tha se e kishte bërë atë veprim duke “iu përgjigjur një shkelje të madhe sigurie”, pasi kishte pasur frikë se protestuesit mund të kishin qenë të armatosur.


“Pas publikimit të videos u pezullua nga detyra ministri Field, ndërsa qeveria i ka cilësuar pamjet filmike shumë shqetësuese”, shkruan Daily Mail.

Pas pezullimit të ministrit është publikuar edhe emri i aktivistes, Janet Barker, 38 vjeçe. Ajo jeton në zonën rurale të Uellsit, ku merret me thurje të leshit të lepujve, ndërkohë që në faqen e saj ka deklaruar se familja e saj ka vendosur të qëndrojë jashtë vëmendjes në publikimet sociale.




Skip to toolbar