Kapen në Rinas 61 kg kanabis në 4 valixhe, arrestohen dy kinezë! Droga u nis nga Tajlanda dhe…

AKTUALITET


Dy shtetas kinezë janë arrestuar nga Policia Kufitare në Aeroportin Ndërkombëtar të Rinasit, pasi tentuan të fusin në territorin shqiptar një sasi prej 61 kilogramësh kanabis, e ndarë në 120 pako në katër valixhe.

Raportohet se lënda narkotike, e cila kishte përqindje të lartë të substancës aktive THC, ishte nisur nga Tajlanda, me tranzit në Emiratet e Bashkuara Arabe, për të mbërritur më pas në Shqipëri.

Autoritetet e huaja sinjalizuan palën shqiptare për dy shtetasit kinezë, të cilët u ndaluan menjëherë sapo mbërritën në Rinas. Pas arrestimit, rasti iu referua sektorit të Antidrogës në Tiranë për hetime të mëtejshme.

Sipas burimeve zyrtare, droga e sekuestruar ka një vlerë të konsiderueshme në tregun ndërkombëtar, për shkak të përqendrimit të lartë të THC-së. Hetimet po vijojnë për të zbuluar rrjetin e mundshëm të trafikut dhe lidhjet e dy të arrestuarve me grupet kriminale



Skip to toolbar