Kartoni i fundit…si deputet/ Seanca e fundit në Kuvend për 45 socialistë dhe 34 demokratë

Më të fundit


Për 45 socialistë dhe 34 demokratë, kjo e enjte, shënoi edhe seancën e fundit parlamentare, përpara se kuvendi të marrë pushimet.

Nuk do të ulen më në karrigen e deputetit por privilegjin që u dha përfaqësimi I qytetarëve nuk e fshehin. Bashkë edhe me kauzat që ngritët gjatë detyrës së tyre.

Thonë se kontributin për partinë do e vazhdojnë po aq edhe rikthimin në profesionet e tyre.

E të tjerë me batuta, thonë se ka ardhur koha, ti lënë vendin të rinjve..

Vertet nga shtatori 83 deputetët nuk do të jenë më në kuvend por privilegjet që u jep mandati do ti shoqësojnë edhe për disa kohë.

Statusi i deputetit parashikon që deri në 3 vite pas përfundimit të mandatit, deputetët do të marrin gjysmën e pagës, 155 mijë lekë nga 310 mijë lekë gjatë detyrës.  Po ashtu, gjatë kësaj periudhe do të gëzojnë edhe privilegjet që u ofron pasaporta diplomatike.



Skip to toolbar