KAS vendos sot nëse do hapen kutitë në Berat

Më të fundit


Komisioni i Ankesave dhe Sanksioneve do të marrë sot një vendim lidhur me kërkesën e Lëvizjes Socialiste për Integrim, për rinumërim të votave në këtë qark.

Një ditë më parë, KAS rrëzoi kërkesën  e Partisë Demokratike dhe Partisë Lëvizja Socialiste për Intergrim, për shpalljen e pavlefshme të zgjedhjeve në qarkun e Beratit.


Me shumicë votash, KAS rrëzoi edhe ankimimet e PD, LSI dhe kandidatit të pavarur Kreshnik Merxhani, lidhur me parregullsitë e pretenduara prej tyre gjatë dhe pas votimit, në zgjedhjet e 25 prillit, për Qarkun e Gjirokastrës.




Skip to toolbar