Kavajë/ Babai mbytet duke shpëtuar dy djemtë, vdesin të tre

AKTUALITET


E diela në plazhin e Vilë Bashtovës u kthye në një tragjedi të madhe për familjen Halilaj nga Tirana. Babai dhe dy djemtë e mitur udhëtuan nga Tirana për të kaluar ditën e fundit të javës në bregdet, por nuk u kthyen më në shtëpi. Ata humbën jetën në tentativë për të shpëtuar njëri tjetrin nga mbytja në det.

I pari që u mund nga dallgët ishte djali 13-vjeçar. Në ndihmë të tij për ta shpëtuar u nis vëllai 15-vjeçar e më pas babai i tyre Elvis Halilaj 50-vjeç.


Deti i trazuar dhe dallgët e forta i spostuan larg në det. Tentativat për t`ju ardhur në ndihmë njëri-tjetrit dështuan dhe të tre iu dorëzuan detit.

Pushuesit që iu erdhën të parët në ndihmë shprehen të shokuar nga ajo se çfarë panë. Thonë se u përpoqën t’i mbanin në jetë, por ishte e pamundur.

“Një moment që një person po bërtiste dhe po tentonte të dilte. Disa nga ne pamë që nuk shkonte gjë dhe u futëm. Ai u afrua ne u futëm, pamë që kishte 3 persona të shtrir. I kapëm i nxorrën në breg dhe kush mundi i bënë mesazh. Morëm vesh me mbrapa që është dhënë sinjali i kuq, këtu nuk mori vesh njeri që cfar sinjali kishte, e çfar rreziku kishte, vetëm çfar shihnim me sy”, tha një dëshmitar.

Sipas dëshmitarëve fëmijët në fillim kishin shenja jete.

“Ne nuk po e kuptonim se çfarë po ngjante kur po vinin. Menduam se mos ishte një, kur thanë janë dy janë tre, mbetëm të shokuar. Dy djemtë e vegjël na dhanë shpresë së po reagonin nga masazhet, ndërsa i ati që në fillim ishte i pashpresë” tha një dëshmitare tjetër.

“Nuk isha vetëm, ishin shumë njerëz, ishte dhe një infermiere. Kishte shumë njerëz dhe u munduan të gjithë, ata që dinin. U munduam të japim maksimumin tonë”, theksoi një pushues.

Ngjarja me tre viktima ndoshta mund të ishte shmangur nëse në bregdet do të kishte vrojtues.

Kullat e vrojtimit ekzistojne vetem fizikisht ne plazhin e vile bashtoves, ne to nuk ka vezhgues per te monitoruar pushuesit qe lahen ne det

” Jo vetëm roje, por edhe një vijë kufizuese duhet të jetë për këdo që hynë në det, deri ku është e lejueshme të përdoret nga ne pushuesit” theksoi një tjetër pushues, dëshmitar i ngjarjes.

Tragjedia e të dielës thekson dhe njëherë rëndësinë e marrjes së masave per sigurinë në plazhet e vendit. Rritja e aksesit ka rritur edhe vendet deri dje të pafrekuentueshme. Tani gjithë keto zona kanë nevojë për shërbime parësore, në mënyrë që tragjedi të tilla, të evitohen në të ardhmen.




Skip to toolbar