“Keli ike shumë shpejt”. Halla qan nipin, vëllanë dhe kunatën që vdiqën nën rrënoja

AKTUALITET


Hajredin, Lute dhe Klement Çupi humbën jetën nën rrënoja në pallatin 6-katësh të shembur në Thumanë. Halla e Klementit 32 vjeçar i cili kishte vetëm 3 ditë që ishte kthyer nga Anglia ka postuar një mesazh prekës në facebook. Ajo humbi nën rrënoja edhe vëllanë e saj Hajredinin dhe kunatën Luten. “Te preheni në paqe ! Qofshi ëngjëj të parajsës!  Keli hallës ike shumë shpejt nga ne o shpirt. O Zemrat e mia sa shpejt na ndau Zoti! Na e bëtë shpirtin copë o shpirt i motrës! Do jeni gjithmonë me ne! Pushofshi në xhenet Hajredin, Lute & Keli Çup”, shkruan halla.

Nga shembja e pallatit në Thumanë humbën jetën 3 anëtarë të familjes Çupi ndërsa shpëtoi për mrekulli një nga djemtë Aleksi.  

Klement Çupi


Skip to toolbar