Kërcet arma në Durrës. Plagoset një person, autori në kërkim

AKTUALITET


Një person mbeti i plagosur orët e vona në mbrëmjen e të mërkurës në Durrës. Personi i plagosur me armë është transportuar me urgjencë drejt Spitalit të Durrësit.

Policia e Durrësit dha informacion zyrtar për ngjarjen e ndodhur të mërkurën në mbrëmje. Sipas uniformave Blu, mësohet se mbrëmjen e të mërkurës, shtetasi me inicialet I.I., 42 vjeç plagosi me armë zjarri shtetasin me inicialet A.M.

Uniformat Blu nuk japin detaje të moshës së personit të  plagosur, ndërsa ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Sipas Policisë së qytetit bregdetar, ngjarja ndodhi për motive të dobëta.  Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme.



Skip to toolbar