Këshilltari i Bashës: PD duhet të ndahet nga e shkuara. Basha të vendosë për Berishën

AKTUALITET


Anëtari i Këshilli Kombëtar të PD, ish koordinator i PD-së për ekonominë, Dritan Shano ka deklaruar në një intervistë për A2 CNN, se “Partia Demokratike duhet të ndahet nga e shkuara e saj sado e lavdishme”.

“Programi i Partisë Demokratike duhet të jetë i vërtetë dhe i besueshëm dhe shtoi se PD-ja duhet të ndahet nga e shkuara e saj sado e lavdishme”, tha Shano.


Kur u pyet nëse ndarja nga e shkuara do të thotë që Sali Berisha të mos jetë më në listën e deputetëve, Shano u përgjigj kështu: “Kryetari i partisë është mandatuar që t’i japë zgjidhje kësaj gjëje. Nëse është e nevojshme dhe nëse njerëzit e përcjellin qartë këtë mesazh, atëherë ai duhet t’u bindet njerëzve”.

Më tej, analisti theksoi se “nuk është e thënë që po iku Rama do të vijë Luli dhe Monika”.

“Po iku Rama, do të ketë zgjedhje. Shqiptari duhet të mundohet të thotë me votën e tij se nuk dua që të vijë Luli. Ka ardhur koha që shqiptarët të mendojnë për alternativa të tjera. Është e qartë që klasa politike shqiptare duhet të rinovohet”, u shpreh Shano.




Skip to toolbar