“Këto nuk janë studentët”, Kryeministri Rama tjetër reagim për protestën

#NËRADAR


Kryeministri Edi Rama: Dua t’u them të gjithëve atyre që janë me lot në sy përpara ngjarjeve të ngjashme dhe që jetojnë me një sipërmarrje të vogël në Tiranë se nuk janë vetëm. Sapo kjo flakë të kalojë, ne do të jemi aty, bashkë me ta.

Dua t’u them se kemi përballuar një tërmet të hatashëm, me pasoja, ruajna Zot, ku e ku më të mëdha, dhe ia dolëm së bashku. Sot, ata që humbën shtëpitë në 30 sekonda, jetojnë në shtëpi më të mira dhe më të forta.

Si mund të jenë studentët? Si mund të jetë investimi i prindërve te fëmijët e tyre pjesë e kësaj gremine?

Kjo nuk ka lidhje fare me studentët. E gjithë kjo flakë nuk është flakë studentore. E gjithë kjo pengmarrje e qytetit me maska nuk ka të bëjë me hallet dhe problemet e qytetarëve.

E gjithë kjo është po ajo dorë që e ka kapur prej fyti opozitën shqiptare dhe që e ka djegur e shkatërruar jo vetëm njëherë Shqipërinë.



Skip to toolbar