Gjykata e Tiranës pritet të caktojë sot masat e sigurisë për 16 personat e arrestuar gjatë ditës së parë të protestës studentore në kryeqytet.
Të arrestuarit janë Kastriot Vata, Florian Baba, Ali Bruçi, Genc Ibrahimi, Ernest Kapo, Iljaz Sulaj, Besnik Kala, Donik Vatgjoni, Erand Zenunllari, Hamza Bushi, Olsi Vokli, Xhesion Petoku, Klevi Metaj, Berim Gjoka, Kalosh Hysbarjami dhe Korado Aliaj.
Ata u ndaluan pas incidenteve dhe përplasjeve të regjistruara gjatë ditës së parë të protestës, ndërsa ndaj tyre janë ngritur akuza për një sërë veprash penale.
Mes akuzave janë “Goditje për shkak të detyrës”, “Prishja e rendit dhe qetësisë publike”, “Shkelja e rregullave mbi lëndët plasëse dhe djegëse”, “Vjedhja e bankave dhe arkave të kursimit”, “Shkatërrimi i pronës”, “Shkatërrimi i pronës me zjarr”, “Kundërshtimi i punonjësit të rendit publik” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.
Seanca e sotme pritet të përcaktojë nëse 16 të arrestuarit do të qëndrojnë në paraburgim apo do të caktohet ndaj tyre një masë tjetër sigurie.
Arrestimet lidhen me ditën e parë të protestave që më pas u shoqëruan me episode të tjera dhune, sulme ndaj institucioneve, bizneseve dhe përplasje me Policinë në kryeqytet.


