KFOR bashkon Kurtin me Ramën/ Kryeministri: Ata heshtin, tani fokus te lirimi i policëve

KOSOVA


Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish për rrëmbimin e tre policëve në veri të Kosovës. Një ditë pasi tha se priste që KFOR-i të dilte në konkluzione lidhur me këtë ngjarje, kreu i qeverisë shprehet se tre policët që u rrëmbyen nga forcat Kobra duhet të lirohen menjëherë dhe të kthehen në shtëpitë e tyre.

Nëpërmjet një postimi në Twitter, kryeministri thekson gjithashtu se nuk ka asnjë paralele mes tre policëve dhe shtetasit serb me precedentë kriminalë të arrestuar në Kosovë. Prioritet, thotë Rama, mbetet depërshkallëzimi dhe përmbushja e kushteve të vendosura nga bashkësia ndërkombëtare.


Postimi i plotë i Ramës:

1. Mesa duket KFOR-i nuk do të dalë me konkluzione publike për vendndodhjen e tre policëve të Kosovës.

2. Pavarësisht pretendimeve të ndryshme për vendndodhjen, ata duhet të kthehen sa më parë në shtëpi!

3. Qysh dje ne jemi 100% të fokusuar tek lirimi i tyre!
4. Nuk ka asnjë paralele mes tre policëve dhe personit me precedentë kriminalë të arrestuar nga policia e Kosovës në Veri!

5. De-eskalimi mbetet prioriteti i prioriteteve dhe pikat e vendosura nga bashkësia euro-atlantike duhen përmbushur një orë e më parë.




Skip to toolbar