Flet qytetari që u lirua: Policët serbë na kanë thënë se arrestimi është politik

KOSOVA


Njëri nga qytetarët që është liruar sot nga Serbia, pasi u ndalua në Merdar të martën ka thënë se policia serbe u thoshte atyre se arrestimi ka të bëjë vetëm për çështje politike.

Dervish Maliqi tha se ishin trajtuar shumë mirë nga policia serbe.


“Përpos këta dy civilëve që na kanë marrë këtu, jo mirë. Krejt policët si në Kurshumli si në Prokuple, na kanë trajtuar mirë sepse edhe ata janë çuditë me këtë rast. Secili polic thoshte se kjo ishte politikë”, tha ai.

Megjithatë, ai është shprehur i pasigurt se do ta bëjë sërish të njëjtën rrugë.

“Do të vazhdojmë ndoshta nga rruga e Malit të Zi-Kroaci dhe nuk kisha preferu me kalu këtë rrugë, për shkak se na akuzojnë pa bazë. Çka mund të bëjnë janë maltretime dy-ditore”, shtoi i riu. 




Skip to toolbar