KFOR-i: Dialogu, e vetmja rrugë për të zgjidhur tensionet në veri të Kosovës

KOSOVA


KFOR-i ka bërë thirrje për dialog, si e vetmja rrugë për të zgjidhur tensionet në veri të Kosovës.

Në një konferencë për mediat, një zëdhënës i KFOR-it u shpreh se situata në veri është e qetë, teksa protestat e serbëve vazhdojnë.


Sipas tij, KFOR-i është duke monitoruar situatën dhe qëndron në gatishmëri për të ndërhyrë, nëse situata përshkallëzohet.

“Në këtë moment, dialogu mes palëve është e vetmja rrugë për të zgjidhur situatën. Situata në veri po bëhet më e qetë sipas këndvështrimit tim, megjithatë protestat vijojnë. Ky është këndvështrimi ynë. Në këtë moment po monitorjmë situatën dhe jemi gati për të reaguar nëse situata përshkallëzohet. Jemi në gatishmëri për çdo situatë për të shmangur tensionet”, tha ai.




Skip to toolbar