BE-ja vlerëson draftin e propozuar nga Rama për Asociacionin: Tekst i shkruar me shumë seriozitet

Më të fundit


Brukseli zyrtar e konsideron draftin e propozuar nga kryeministri shqiptar Edi Rama për Asociacionin e komunave me shumicë serbe në Kosovë si “një kontribut” duke shtuar se është “shkruar me shumë seriozitet”.

Lajmi u bë i ditur nga “Radio Evropa e Lirë”, duke cituar disa burime diplomatike.


Këta të fundit, kanë pasur mundësi të shohin tekstin e draftit për Asociacionin të dorëzuar nga kryeministri Rama.

Burimet i kanë thënë “Radios Evropa e Lirë” se, “teksti është i shkruar me shumë seriozitet, dhe për nga mënyra e të shkruarit ka një cilësi shumë të lartë”.

Sipas tyre, “testi po analizohet me kujdes” dhe ndër të tjera “shihet si një kontribut në këtë drejtim, sikurse edhe drafte tjera që janë punuar deri me tash nga organizatat e ndryshme joqeveritare”.

“Nuk është aq e rëndësishme se si e trajton BE-ka këtë draft, por si e trajtojnë palët, Prishtina dhe Beogradi. U takon atyre që, në kuadër të dialogut, të avancojnë në drejtim të përmbushjes së këtij obligimi“, ka thënë një diplomat i BE-së.




Skip to toolbar