Kim Jong-un ka ekzekutuar negociatorët e tij me SHBA-në për takimin e dytë të zhvilluar në Vietnam me Presidentin Trump për arritjen e një marrëveshje bërthamore.
Negociatorët u ekzekutuan si përgjegjës për dështimin e këtij takimi dhe u akuzuan për “tradhti ndaj liderit suprem”.
Kim Hyok Chol është qëlluar në aeroportin Mirim, pasi akuzohet se ishte faji i tij që “SHBA doli fituese” nga ai takim. Diplomati, i cili shoqëronte Kim Jong-un në trenin e tij privat përpara samitit në Vietnam, ishte një nga katër zyrtarët e lartë të Ministrisë së Jashtme të ekzekutuar në aeroport. Zyrtarët e tjerë të ekzekutuar nuk u bën publik me emra, por të gjithë u akuzuan si “spiunë” të SHBA.
Sipas raporteve, një tjetër zyrtar i lartë, Kim Yong Chol, i cili kishte qenë në diskutimet bërthamore me Pompeon, u dërgua në burg për riarsimim ideologjik. Gjithashtu edhe përkthyesi i Kim Jong-Un, Shin Hye Yong u dërgua në burg për një gabim në samitin.