Kina do të përfundojë gjelbërimin e 6.7 milionë hektarëve toke në 2024

BOTA


Kina planifikon të kompletojë gjelbërimin e 100 milion mu miljesh (6.7milion hektarë) toke në 2024, sipas Administratës Kombëtare të Pyllit dhe Tokës.
Aktualisht, anembanë vendit po organizohet pyllëzimi pranveror. Bazuar në kushtet lokale, po nxiten projekte për mbrojtjen dhe restaurimin e ekosistemit.
Deri në fund të marsit, në gjithë vendin u mbollën rreth 1 milion hektarë, sipas administratës. Midis tyre, provincat Hunan, Hubei dhe Guizhou, kanë përfunduar pyllizimin e më shumë se 133,000 hektarëve.

Në dekadën e kaluar, Kina kompletoi zonën e gjelbër prej 112 milionë hektarë. Zona e pyllëzuar ka arritur 231 milionë hektarë dhe norma e mbulimit me pyje ka kapërcyer 24%. Zona e pyllëzuar dhe volumi i tyre vazhdojnë rritjen prej vitesh tashmë .


Zona e mbrojtur e mbjelljes arriti 87.6 milionë hektarë, duke u renditur e para në botë. Në dekadën e fundit, zona e gjelbëruar e Kinës, përfshin më shumë se një të katërtën e botës, duke e bërë atë, vendin me rritjen më të shpejtë të burimeve pyjore, shkruan CMG




Skip to toolbar