Kina shkel rezolutën e OKB? SHBA: Pekini, bazë për kalimin e armëve të Phenianit në Rusi

BOTA


Kina është kthyer në një bazë për furnizimin e Rusisë me armatime nga Koreja e Veriut. Lajmi është bërë i ditur nga Agjencia e lajmeve Reuters e cila pretendon se municionet e Phenianit shkojnë në Rusi nëpërmjet Kinës. Imazhet satelitore të publikuara nga Reuters shfaqin anijen ruse të mallrave, e cila është e sanksionuar nga Shtetet e Bashkuara, të ankoruar në portin kinez të provincës Zheijang.

Besohet se që nga muaji shkurt, Rusia ka marrë vazhdimisht furnizime me armatime nga Koreja e Veriut nëpërmjet Kinës. Ky ka qenë shqetësimi i Shteteve të Bashkuar të cilat e kanë paralajmëruar shpesh herë Pekinin për të mos lejuar ankorim të anijeve ruse të sanksionuara nga SHBA në portet kineze. Një zëdhënës i Departamentit të Shtetit të SHBA ka bërë të ditur për Reuters praninë e anijeve ruse në portet kineze dhe për këtë fakt ka lajmëruar autoritete e Pekinit.


“Ne u bëjmë thirrje të gjitha shteteve anëtarë të përmbushin detyrimet e tyre sipas Rezolutës 2397 të Kombeve të Bashkuara. Rezoluta bën të qartë kufizimin e tregtisë me Korenë e Veriut dhe kërkojnë nga shtetet e OKB të çregjistrojnë çdo anije të përfshirë në aktivitete të paligjshme.

Anija e sanksionuar nga SHBA në maj 2022, ka kryer të paktën 11 dërgesa me armatime midis portit të Koresë së Veriut dhe porteve ruse nga gushti 2023, sipas Institutit Britanik të Studimeve RUSI, e cila ka gjurmuar lëvizjet e anijes ruse, si pjesë e një projekti për të përdorur të dhëna për të monitoruar furnizimet e dyshimta për ushtrinë ruse. Ambasada e Kinës në Uashington tha se nuk ishte në dijeni të detajeve në lidhje me anijen transportuese. Kina ka bërë të ditur se kundërshton sanksionet e njëanshme dhe juridiksionin afatgjatë që nuk kanë bazë në ligjin ndërkombëtar ose mandat nga Këshilli i Sigurimit”.




Skip to toolbar