Klubi legjendar i Serisë A zyrtarisht në shitje!

SPORT


Një nga klubet më të vjetra të futbollit në Itali, ka dalë në shitje. Bëhet fjalë për Genoan, skuadër që aktualisht militon në Serinë A, por që rrezikon rënien nga kategoria.

Kjo është dhe arsyeja kryesore se pse Këshilli Drejtues i Klubit ka marrë vendimin që të shesë aksionet e klubit, që aktuakisht drejtohet dhe është në pronësi të Enrico Preziosi.

Pas marrjes së vendimit për shitjen e klubit nga këshilli, klubi 9 herë kampion në Serinë A, ka bërë të ditur këtë vendim për publikun dhe tifozët duke publikuar një njoftim në rrjetet sociale.

“Genoa Cricket and Football Club S.p.A. komunikon se ka autorizuar shoqërinë e konsultimit financiar Assietta S.p.A., e specializuar në të tilla operacione, si këshilltar për shitjen e shoqërisë. Bashkë me këtë shoqëri do të operojë edhe një ent tjetër, i profilizuar në arenën ndërkombëtare”, thuhet në komunikatën e klubit.



Skip to toolbar