“Konfliktet me Ramën”, Kurti: Janë kritika zhvillimi

POLITIKË


Albin Kurti ka diskutuar në studion e emisionit “Real Story” edhe në lidhje me marrëdhënien e tensionuar dhe konfliktet që ka krijuar me kryeministrin Rama, duke thënë që në fakt ai nuk i shikon këto si konflikte, por kritika që do i shërbejnë zhvillimit të dy vendeve. Madje ai shtoi se shumë shpejt do të zhvillojë takime me politikanë në Tiranë, por nuk konfirmoi dhe as mohoi një takim me kryeministrin Rama.

“Nuk i shoh si konflikte dhe jam një politikan që besoj se zhvillimi dhe përparimi nuk vjen nga konsensusi por nga kritika, jo përplasja, kritika kur ke qellim të përbashkët që të na gjallëroj të dyja vendet. Jam i interesuar që të kemi një bashkëpunim shumë më të madh mes Tiranës dhe Prishtinës.” – tha Kurti  / Real Story



Skip to toolbar