Kurti: S’do doja të kisha një opozitar si vetja

POLITIKË


Në lidhje me veprimet e tij radikale dhe opozita e fortë që ka bërë si në protesta ashtu edhe Kuvendin e Kosovës, Albin Kurti ka shprehur me nota humori se nuk do të donte që tani në qeverisje të kishte përballë një opozitar si vetja e tij.  I ftuar në emisionin “Real Story”, Kurti shtoi se do të sigurohet të krijojë një qeverisje sa më të mirë për të shmangur një opozitë, siç ishte ai dikur.

“Unë jam një politikan i lindur nga protestat dhe i kam sjellë ato deri në Kuvend. Më duhet ta pranoj që tani si Kryeministër nuk do doja që të kisha një opozitarë si vetja ime. Por do bëj një qeverisje të mirë, që të mos jetë nevoja për një gjë të tillë” tha Kurti / Real Story





Skip to toolbar