Dy persona kanë rënë në pranga pasi akuzohen se kanë ushtruar dhunë fizike ndaj hallës së tyre. Ngjarja ka ndodhur në Fier, ku dy nipërit, vëllezër me njëri-tjetrin, kanë dhunuar hallën për motive pronësie.
Të arrestuar janë shtetasit me iniciale M.M, 30 vjeç dhe A.M, 24 vjeç, ndërsa është dhunuar fizikisht M.B, 45 vjeçe, e cila ishte e pajisur edhe me urdhër mbrojtje, për shkak të agresivitet të nipërve të saj.
Policia, gjatë kontrollit në banesën e tyre, gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale edhe disa fishekë arme. Të rinjtë pritet të përballen në gjykatë me veprat penale “Dhunë në familje” “Mbajtja pa leje e municionit luftarak” dhe “Veprime në kundërshtim me vendimin e Gjykatës”.