Kontribute për Kosovën, Thaçi shpërndan 50 dekorata në Tiranë, përjashton Berishën

AKTUALITET


Presidenti Hashim Thaçi ka shpërndarë të premten në Tiranë 50 dekorata për personalitete të jetës politike dhe publike shqiptare që kanë dhënë kontribute për Kosovën. Thaçi i ka nderuar personalitet me dekoratën presidenciale “Urdhëri i Lirisë” me rastin e 20-vjetorit të çlirimit të Kosovës.

Ndër figurat që janë nderuar janë Fatos Nano, Bashkim Fino, Sabit Brokaj, Skënder Gjinushi, Aleksander Meksi, Fatos Klosi, Blendi Klosi, Kiço Blushi, Gazment Demi, Luan Hajdaraga (familja), Artur Zheji, Petro Koçi etj.

Ajo që bie në sy në këtë listë është përjashtimi i Sali Berishës. Kujtojmë se Majko e Meta e kanë marrë shumë kohë më parë, vetëm Berisha nuk ka arritur ende.

Pak muaj më parë dy politikanët janë përplasur ashpër me njëri tjetrin duke hedhur akuza të rënda. Berisha e cilësoi tradhti ndaj Kosovës propozimin e Thaçit për korrigjimin e kufijve.

 “Serbët kanë dashur vetë ta heqin Preshevën. Serbët luftojnë për linja të pastra etnike, argati (Hashim Thaçi) lufton po për vija etnike. Ai për lëkurën e tij po copëton Kosovën, dosjen që ka në Hagë. Sepse ka një dosje të madhe në Hagë, ajo dosje është e tërë me origjinë nga Beogradi”, tha Berisha.

Thaçi duke ironizuar me deklaratat e Berishës kundër ndarjes së Kosovës, tha se ai është i sëmurë psikik duke kërkuar madje të trajtohet.

“Nuk dëshiroja të involvohem në debatet e politikës elektorale në Shqipëri duke marrë parasysh çështjen e Kosovës që kjo çështje të jetë atribut i çështjeve elektorale në Shqipëri. Roli i Shqipërisë për Kosovën ka qenë jetik dhe historik dhe sa i përket s’dua t’ia përmend emrin, Sali Ram Berishës, ndiej keqardhje dhe një ndjenjë jo të mirë kur e shoh në këtë gjendje, në këtë fund politik që ka mbetur si një gërmadhë politike. Sali Ramë Berisha është një argat i Millosheviçit. Më shumë ju ftoj ta trajtoni me një kolegjium mjekësh si një pacient”, deklaroi Thaçi pak muaj më parë.

Dekorimi i personaliteteve të shquara në Tiranë (Drejtpërdrejt)

Gepostet von Hashim Thaçi am Freitag, 14. Juni 2019


Skip to toolbar