Kosova shpall gjendjen e emergjencës për shkak të krizës energjetike!

KOSOVA


Kosova ka shpallur sot zyrtarisht gjendjen e emergjencës për shkak të krizës energjetike. Vendimi i Qeverisë u votua në Kuvendin e Kosovës sot me 57 vota për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim.

Kujtojmë se Shqipëria ka garantuar ndihmë për Kosovën në këto ditë të vështira, sidomos për ditët e festave. Kryeministri Kurti ka falënderuar Ramën për gatishmërinë.“Ne e falënderojmë kryeministrin Edi Rama për mbështetjen. Ministrja jonë e Ekonomisë e ka bërë një kërkesë të tillë ndaj Shqipërisë. Kemi termocentrale, ata kanë hidrocentrale. Bëhet fjalë për 2 ditë që janë të rëndësishme sepse janë të ndërrimit të viteve dhe pastaj edhe ne do kemi mundësi t’i ndihmojmë në raste nevoje verën e vitit të ardhshëm”, ka thënë Kurti.





Skip to toolbar