Kostoja ekonomike dhe mungesa e stafit, drejt mbylljes 9 gjykata në Shqipëri

AKTUALITET


Këshilli Lartë i Gjyqësorit ka planifikuar që të mbyllë 9 gjykata në qytete të ndryshme në Shqipëri, për shkak se kanë mungesa në staf dhe synohet ulja e kostove ekonomike.

Lajmi është raportuar nga Report Tv që i referohet burimeve pranë Këshillit të lartë të Gjyqësorit.


Mësohet gjithashtu se projekti është në fazë diskutimi, ndërsa pritet të bëhen konsultime publike.

Pritet që të mbyllen gjykatat shkallës së parë  në Kurbin, Përmet, Sarandë, Burrel, Tropojë, Pukë dhe Pogradec. Gjithashtu të njëjtin fat pritet që ta kenë edhe gjykatat e Apelit të Gjirokastrës dhe Korçës.

Në diskutim është dhe shkrirja e Gjykatës së Apelit të Durrësit me Tiranën. Ndërkohë që në Kurbin dhe Kavajë ka mungesë gjyqtarësh për shkak të dorëheqjeve dhe vettingut.

Pritet që pas këtij vendimi përveç Gjykatës Kushtetuese dhe asaj të Lartë që janë jashtë funksionimit për shkak të vettingut, kolapsi në drejtësi të thellohet akoma më shumë.




Skip to toolbar