KQZ refuzon opozitën për materialet zgjedhore, si socialistët në 2009

Më të fundit


Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nuk do t’i japë Partisë Demokratike materialet zgjedhore. Ky veprim i KQZ është njësoj siç veproi KQZ gjatë qeverisjes së Berishës me kërkesën e PS.

Pas zgjedhjeve të vitit 2009, Partisë Socialiste nuk iu vunë në dispozicion materialet zghedhore. Edhe këtë herë, PD-së nuk do t’i jepen listat e votuesve, të cilat do të dorëzohen në arkivin e shtetit.

Po ashtu, PD-së nuk do t’i jepen as dokumentet, të cilat ndodhen në kutinë e materialeve zgjedhore. Nëse PD nuk merr këto dokumente, e ka të pamundur të faktojë akuzat e saj për rritje fiktive të pjesëmarrjes.

Por KQZ do t’i japë opozitës pamjet e kamerave që kanë regjistruar numërimin e votave dhe materialet e tjera që janë jashtë kutive të votimit.

Në maj, Komisionit Qendror të Zgjedhjeve ka refuzuar opozitën edhe për regjistrimin e anëtarëve të KZAZ-ve për PD dhe LSI.



Skip to toolbar