Kreu i SPAK kërkon nga KLP prokurorë të përkohshëm

POLITIKË


Kreu i Strukturës së Posaçme Anti-korrupsion Arben Kraja ka dorëzuar pranë Këshillit të Lartë të Prokurorisë një shkresë përmes së cilës kërkon komandimin si prokurorë të posaçëm të SPAK, Dritan Prençin dhe Vladimir Marën, për të përballuar fluksin e punës.

Shkresa e kreut të SPAK, Arben Kraja është dërguar më 23 Dhjetor 2019 dhe KLP ka një afat 3 ditor për të marrë vendimin. Aktualisht KLP po diskuton në lidhje më këtë kërkesë ditën e sotme në mbledhjen e fundit që po zhvillon për 2019.


Mandati i prokurorëve të përkohshëm në SPAK, duhet të jetë jo më shumë se 1 vit. Aktualisht në strukturën e SPAK-ut janë tetë prokurorë. Kraja kërkon nga KLP të delegojë për çështje konkrete si prokurorë të posaçëm dy prokurorët Vladimir Mara dhe Dritan Prençi.

Të dy ata e kanë kaluar vetting-un, por nuk u listuan nga KLP, për këtë shkak Kraja kërkon që së paku trupa e SPAK të shkojë me këto dy delegime në 10 prokurorë, ndërkohë që KLP ka deklaruar më parë se duhen 15 prokurorë.




Skip to toolbar