Krim “pasioni” në Kavajë, polici vret ish të dashurin e të afërmes

AKTUALITET


Një person është vrarë me armë zjarri të enjten në qytetin e Kavajës dhe një tjetër është plagosur gjatë një sherri me armë për një grua.

Krimi ka ndodhur në shtëpinë e një gruaje që banon në lagjen numër 2 të qytetit.

Personi që është vrarë është identifikuar nga policia dhe quhet Dritan Haxholli. Ai ka shkuar në orët e para të mëngjesit në banesën e ish-të dashurës për t’u sqaruar pasi ishin ndarë. Mes tyre ka pasur një debat dhe vajza ka thirrur në ndihmë një të afërmin e vet që punon polic burgjesh dhe që quhet Bledar Toci. Në konflikt e sipër Haxholli ka qëlluar me armë dhe ka plagosur policin Toci. Më pas ka reaguar polici i cili ka qëlluar me armën e shërbimit dhe ka vrarë ish-të dashurin e vajzës në fjalë.

Policia ka nisur hetimet për ngjarjen dhe po punon për zbardhjen e rrethanave.



Skip to toolbar