Marsida: Më kërkonte seks

AKTUALITET


Marsida Qatja është cilësuar dhe si “molla” e sherrit  ku mbeti i vrarë ish i dashuri i saj dhe u plagos i afërmi polic. Ngjarja ndodhi në Kavajë, në banesën e Marsidës, nënë e tre fëmijëve të vegjël, bashkëshorti i të cilës ishte emigrant në gjermani.

Sipas dëshmisë në policia Marsida Qatja ka pranuar se ka qenë e lidhur me viktimën Dritan haxholli, 41 vjeç, por kishin kohë që ishin ndarë.


“Kemi pasur marrëdhënie prej kohësh me Dritan Haxhollin, marrëdhënie që ka kohë që është ndërprerë. Pavarësisht ndarjes ai më përndiqte dhe më kërkonte marrëdhënie duke u shfaqur disa herë në banesën time. Unë e kam refuzuar, por ai sërish më ka shqetësuar” ka deklaruar Marsida në polici.

Këto shqetësime që i vini  nga 41-vjeçari, sipas Marsidës ka qenë e detyruar që të kërkojë ndihmë nga kushëriri i saj Bledar Toçi, 31 vjeç. Në dëshmi Marsida deklaron se Toçi i kishte thënë se do ta sqaronte këtë punë me Dritanin.

Në mbrëmje Toçi dhe dy miq të tjerë të gruas kanë shkuar në banesën e saj dhe kanë qëndruar së bashku me të. Rreth orës 23:30 tek banesa e shtetases Marsida Qatja ka shkuar shtetasi Dritan Haxholli, i cili ka pasur me vete edhe një arme zjarri automatik dhe me qytën e armës ka goditur dritaren e kuzhinës së banesës së shtetases Marsida Qatja që ndodhej në katin e parë të pallatit.

Pas këtij fakti shtetasja Marsida Qatja ka komunikuar me viktimën duke i thënë që të vinte brenda për t’u sqaruar. Kur hapi derën , Haxholli sapo pa shtetasin Bledar Toçi, e qëlloi duke e plagosur në zonën e qafës. Në këto momente shtetasi Bledar Toci nxori armën e shërbimit dhe qëlloi për vdekje Haxhollin.




Skip to toolbar