Zjarr makinës së kryebashkiakut Vlorë

AKTUALITET


Është djegur plotësisht makina e kryebashkiakut të Vlorës, Dritan Leli. Zjarri i është vënë, mendohet në mënyrë të qëllimshme, rreth orës 4.30 të mëngjesit të së enjtes. Makina tip “Range Rover” është shkrumbuar nga flakët në vendin ku ishte parkuar në lagjen  “Lef Sallata”, ku banon shoferi i kryebashkiakut Leli.

Bashkë me të, është djegur edhe një makinë tjetër “Ford”, që ishte pranë makinës së kryebashkiakut. Pronari i Fordit është me iniciale B.A.


Policia ka ngritur një grup hetimor me qëllim kryerjen e hetimeve të mëtejshme në lidhje me përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit dhe zbardhjen e rrethanave të ngjarjes. Ndërkohë dyshohen se janë disa persona që kanë vepruar bashkarisht për këtë ngjarje.




Skip to toolbar