Vrasja në Kavajë, kush është Marsida me burrin emigrant dhe me 3 fëmijë

AKTUALITET


Marsida Qatja është kthyer në “mollë” sherri në Kavajë, duke shkaktuar vdekjen e një personi dhe plagosjen e një tjetri.

Marsida e cila punon si parukiere në Kavajë, është një grua e martuar dhe burrin e ka emigrant në Gjermani, ndërsa së bashku kanë 3 fëmijë të moshave 10, 7 dhe 2 vjeç. Ajo ka pranuar se ka pasur një lidhje jashtëmartesore me personin e vrarë, Dritan Haxholli 41 vjeç.


Ajo kishte vendosur t’i jepet fund lidhjes por vendimi i saj nuk është pranuar nga Hoxholli, i cili e ka shqetësuar Marsidën me këmbënguljn e tij. Ajo ka thirrur për ndihmë shtetasin Bledar Tocin, polic burgu, i cili ka shkuar në banesën e saj për të zgjidhur problemin mes saj dhe ish të dashurit.

Por Hoxholli ka shkuar i armatosur dhe ka hapur zjarr ndaj policit duke e plagosur atë. Polici Toci ka qëlluar me armën e shërbimit duke e vrarë ish të dashurin e Marsidës. Ngjarja ka ndodhur pas mesnatës ndërsa në shtëpi ndodheshin dhe 3 fëmijët e Marsidës.

Policia po vijon hetimet për ngjarjen në fjalë.




Skip to toolbar