Prokuroria e Krimeve të Rënda ka lëshuar urdhër arrestet për katër efektivë të Policisë Kufitare në Qafë Botë.
Report Tv raporton se efektivët e policisë janë ndaluar nga policia e Sarandës. Mësohet se efektivët e ndalur janë kontrollorë të pikës së kalimit në Qafë-Botë. Shoqërimi i tyre është bërë nga Shërbimi i Çështjes së Brendshme dhe Ankesave (SHCBA).
Ende nuk ka detaje për shkeljet që mund të kenë kryer, por pritet zbardhja e arsyes së shoqërimit të katër kontrollorëve të pikës kufitare Qafë-Botë.