Krujë, qëlloi me armë pronarin e një pike shitje makinash, vetëdorëzohet autori

AKTUALITET


Vetëdorëzohet në polici Perlat Merlika autori i plagosjes me armë zjarri një ditë më parë të Artan Gogës në Krujë.

Merlika, ditën e djeshme, për motive të dobëta, ka qëlluar me armë zjarri shtetasin Artan Goga, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Materialet do ti kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale. /abcnews.al



Skip to toolbar