Kryemadhi e cilësoi Berishën të përndjekur politik, Tarifa: Këto janë shenjat e frikës

Më të fundit


Për profesorin Fatos Tarifa, deklarata e deputetes së Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi se ish kryeministri Sali Berisha është i përndjekur politik, tregon shenja frike dhe të gjendjes së panikut.

Në emisionin “Real Story” në ABC News, Tarifa u shpreh se kushdo që ka abuzuar me paratë e shqiptarëve duhet të ketë frikë.


“Jo, janë shenjat e frikës. Shenjat se e njëjta frikë që sot e ka Berisha, e kanë edhe këta. Ata janë në një gjendje frike, paniku dhe nuk ka si të mos jetë. Kjo është gjë e mirë. Kushdo që ka vënë dorën në buxhetin e shtetit, paratë e shqiptarëve, duhet të ketë frikë”, theksoi ai.

Ndërsa, analisti Skënder Minxhozi e cilësoi jo normale këtë deklaratë.

“Për shprehjen, Berisha i përndjekur politik, është krejt e panatyrshme dhe jo normale. Berisha nuk është i pandehur, është i dyshuar”, nënvizoi ai.




Skip to toolbar