Kryemadhi: Zgjedhjet zgjidhin krizën, mbyllin debatin shterpë

POLITIKË


Kryetarja e LSI Monika Kryemadhi tha se zgjedhjet janë e vetmja mënyrë për daljen e vendit nga kriza dhe t’i jap fund një debati shterpë të zgjatur në kohë. Kryemadhi tha se nëse kriza tejzgjatet më shumë atëherë vendi do të përfundojë në një kolaps që në fund do e vuajnë qytetarët shqiptarë. E ftuar në studion e emisionit “Real Story” të gazetarit Sokol Balla në News 24, Kryemadhi tha se fakti pavarësisht akteve ekstreme të marra nga opozita, ishte ajo që i ofroi një platformë zgjidhje me 5 pika qeverisë. E pyetur nëse opozita kishte ndryshuar qëndrimin e saj ku sot flet për dialog dhe zgjedhje të reja, Kryemadhi u shpreh se kjo nuk ka ndodhur. Ajo theksoi se aktet ekstreme të marra nga opozita u bënë për të treguar atë që raporti i OSBE/ODIHR-it tha për zgjedhjet e 30 qershorit.

Zgjedhjet janë e vetmja mundësi që mbyll këtë mish amash të madh që është krijuar në vend. Ky është një debat shterpë dhe njerëzit janë lodhur nga fjalimet politike dhe kërkojnë zgjidhje për familjet e tyre. Kjo zgjidhje do të vijë vetëm përmes zgjedhjeve. Kjo krizë e tejzgjatur do të sjelle një kolaps të ekonomisë që në fund do e paguajnë shqiptarët dhe jo klasa politike. Për zgjidhjen e kësaj opozita paraqiti një platformë me 5 pika. Pra ishte opozita që më aktet saj ekstreme iu drejtuar më një plan të qartë qeverisë për të zgjidhur krizën. Në votimet e 30 Qershorit, Edi Ramën nuk e dëmtoi pjesëmarrja në zgjedhje por raporti i OSBE/ODIHR. Opozita me qëndrimet e saj ekstreme vendosëm që përmes tyre të nxirrnin atë që nxori raporti. ” tha Kryemadhi

Në lidhje me negociatat, Kryemadhi e cilësoi katastrofike nëse do të kishte një ndarje të Shqipërisë nga Maqedonia e Veriut. Ndërsa theksoi se ato duhet të hapen në mënyrë që të ketë një kontroll më të madh ndaj qeverisë dhe zbatimit të ligjit.

Veçimi i Shqipërisë nga Maqedonia e Veriut do të ishte një katastrofë. Kjo nuk duhet të ndodh. Ndërsa hapjen e negociatave e shoh si një “futje në kornizë” të klasës politike dhe e detyron atë të ketë një qëndrim të stabilizuar në politiken e jashtme. Hapja e negociatave do krijojë një lloj vlere dhe barazie në ekonominë shqiptare por dhe krijimin e kushteve për arritjen e depolitizimit të administratës dhe përfshirjes së politikës në korrupsion.” tha Kryemadhi / Real Story



Skip to toolbar