Kujtoi se fitoi 4 milionë euro, gazetarja dorëhiqet live, por pendohet…

BOTA


Një gazetare e një televizioni spanjoll u tha kolegëve të saj në transmetim live se ‘nuk do të vinte të nesërmen në punë’ pasi kishte fituar lotarinë por pa e kuptuar se kishte fituar vetëm një pjesë të çmimit të përgjithshëm. Natalia Escudero, e cila punon për transmetuesin publik RTVE, thërriste nga gëzimi në kamera para se të mësonte më vonë se ajo kishte fituar vetëm 5,000 euro nga çmimi total i cili ishte 4 milion euro por do të ndahej midis fituesve.

Gazetarja më vonë kërkoi falje për mënyrën se si reagoi gjatë transmetimit. Ajo tha se u pendua për sjelljen në një mënyrë kaq “emocionale” dhe donte t’i shpjegonte veprimet e saj para shikuesve që “ndiheshin të mashtruar”. Përgjigja e zonjës Escudero erdhi pasi ajo u akuzua për mungesë profesionalizmi mbi pamjet, të cilat u shpërndanë gjerësisht në mediat sociale.


Duke iu përgjigjur kritikave në Twitter, Zonja Escudero tha që ajo kohët e fundit kishte pasur disa muaj “të vështirë” për arsye personale. Gjithashtu është shprehur se 25 vite të saj i ka kaluar duke punuar si gazetare profesioniste dhe se vazhdon të ketë një” ndërgjegje të qartë “dhe ishte krenar për “punën e saj rigoroze dhe të provuar”. Ajo kërkoi falje për çdo konfuzion të shkaktuar, por tha që ishte e sinqertë për të marrë kohën e pushimit sepse “Është duke shkuar me pushime”.




Skip to toolbar