Për Edvin Kullurin, Basha nuk i ka cilësitë e një politikani perëndimor, por ato të një udhëheqësi absolut, të papërgjegjshëm, që është shumë larg vlerave të vërteta të Perëndimit. Kulluri, një nga përfaqësuesi e ashpër të lëvizjes “Basha IK”, nuk i ka kursyer kritikat për kreun e PD-së, i cili ende vijon të mos mbajë asnjë përgjegjësi për aksionet e dështuar që prej 2013. Përmes një përmbledhje të aksioneve politike të ndërmarra nga Basha si ngritja e çadrës para marrëveshjes së 2017, dështimi në zgjedhje, djegia e mandateve, protestat e dhunshme dhe deri tek bllokimi i 30 qershorit, për Kullurin të gjitha këto janë dështime personale të Bashës, i cili asnjëherë nuk ka mbajtur përgjegjësi por jua ka deleguar këto dështime demokratëve duke i shkarkuar apo përjashtuar përgjatë këtyre 6 viteve.
“Në 6 vite të drejtimit të PD nga Lulzim Basha kanë mbajtur përgjegjësi për humbjet në 2013, 2015, 2017 duke u larguar nga drejtimi i grup-seksioneve, degëve dhe grupi parlamentar, pothuaj 1 mijë demokratë! Çdo rezultat elektoral humbës prej 2013 ka shkaktuar përgjegjësinë përmes largimit nga pozicionet anëtare kryesie në degë, anëtare kryesie qendrore, deputetë (që u përjashtuan nga riorganizimi i 2014), qindra kryetarë grup-seksionesh, kryetare dege, nënkryetare dhe sekretare(nuk ju lejua rikandidimi ose kandidimi në pozicione më të larta), kryetare degësh ku humbëm(disa të tjerë që humbën nuk u larguan, ndërsa disa të tjerë në bashki fituese u larguan po njësoj?!?!), ndërsa “Kryetari i Madh” i PDSH nuk mban asnjë përgjegjësi!” shkruan Kulluri në një postim në Facebook.
Kulluri shprehet se Basha hiqet si një politikan perëndimor, por në fakt ai është një “gjeograf’ perëndimor, pasi përmes aksioneve dhe papërgjegjshmërisë së tij, Basha nuk dëgjon nga “veshi perëndimor’. Për ish anëtarin e Këshillit Kombëtar të PD, Kulluri, Basha kryen rolin e një udhëheqësi absolut, që në nuk ka lidhje me perëndimin dhe në vend që të hap debatin brenda partisë dhe të diskutojnë gjërat, ia kalon përgjegjësitë e tij të tjerëve.
“Kurse tani që humbëm zgjedhjet në tavoline për shkak të bojkotit, jo vetëm që “shpalli fitoren me 85%”(ky zotëria e di se si fituam), por kërkon dhe të ulet në tavolinë për marrëveshje me Ramën a thua se kemi qofte edhe 1 deputet në kuvend për të miratuar atë që do prodhojë marrëveshja!!!! Pra me pak fjalë, “demokracia perëndimore e Bashës” ka prodhuar një parti me një kryetar që s’mban asnjë përgjegjësi për humbjet dhe dështimet e rënda (çadra, djegia e mandateve, protestat, bllokimi i 30 qershorit), dhe u a shkarkon përgjegjësinë kujtdo tjetër! Pra i kërkon Ramës përgjegjësi për keq-qeverisjen që në fakt është qeverisje katastrofike, ndërsa vete bën të njëjtën gjë! Ky model i Udhëheqësit Absolut mund të jetë çdo gjë, por vetëm perëndimor nuk është! P.S. po ti vish botës vërdallë drejt perëndimit, edhe Kuba, Korea e Veriut, Siria, Azia Qendrore në perëndim ndodhën gjeografikisht! Po të mendosh si politikan perëndimor dhe jo si “gjeograf”, mban përgjegjësi vetë dhe hap debat në parti se ku po e çon Partine Demokratike! Por mesa duket nuk dëgjon fare nga veshi perëndimor por “ve kompasin” për ti mveshur përgjegjësinë të tjerëve dhe i largon, telendis, tall dhe u humbet vite jete, shprese, pasion, ambicie vetëm që të qëndrosh “majë kalit” i rrethuar nga shërbëtorët e tu besnike që presin me gëzim një vend pune nga marrëveshja me Ramën për bashkëqeverisje, që në fakt s’do ndodhë më KURRË!”- shkruan Kulluri.
Edvin Kulluri është një nga zërat më kritik të aksionit të dështuar të Bashës, sidomos pas zgjedhjeve të 30 qershorit, ku la PD të papërfaqësuar dhe pa asnjë lloj pushteti. Ai është pjesë e lëvizjes “Basha Ik” që pritet të nis brenda shtatorit, një lëvizje nga të mënjanuarit e PD për të ngjallur shpresën dhe vlerat e partisë.