Kulluri: Sistemet i degradojnë politikanët

Më të fundit


Nga Edvin Kulluri

Asnje sistem zgjedhor nuk eshte shkaku i degradimit demokratik te Shqiperise! Natyrisht qe ndryshimet kushtetuese te vitit 2008 kane cuar drejt “sundimit te kryetareve”, duke e bere Kryeminstrin me te forte se kurre dhe kryetaret e PS dhe PD “pronare” te listave per deputete, por vullneti politik eshte ai qe percakton sjelljen e leadership-it dhe partive!
Cfare i pengon Ramen e Bashen te demokratizojne partite? Cfare i shtyn te shkaterrojne debatin dhe garen e perfqaqesimin brenda partive qe drejtojne? Marrezia per pushtet absolut!
Por demi me i madh i eshte bere Partise Demokratike per shkak te historise dhe struktures elektorale te saj. Nese PS bazohet tek “solidariteti” dhe historia e perbashket duke i mbijetuar edhe renies se komunizmit qe e prodhoi, PD perfaqeson nje larmi historish dhe interesash politike pluraliste. Ata qe e themeluan, studente, pedagoge perfaqesonin nje pjese te madhe te shoqerise qe donin te rrezonin komunizmin per shkak te deshtimit ekonomik dhe politik, por nuk ishin “radikale te djathte” qe vinin nga persekutimi shtazarak i rregjimit! Natyrisht qe kerkonin liri politike dhe ekonomike ndaj dolen ne shesh duke terhequr pas vetes edhe burokracine dhe “klasen punetore” te kohes, duke formuar nje shumice urbane kunder sistemit komunist ne 1990! Per nga natyra, tranzicioni i shnderroi ne nje mase me fleksibel politike, e gatshme per te qene kritike ndaj edhe vete PD kur performonte keq!
Ne anen tjeter, shtresa e persekutuar politike dhe ekonomike(qe shpeshhere jane e njejta gje) qe ishte dhe eshte natyrshem me radikale me te drejte per shkak te vrasjeve, burgosjeve, internimeve dhe shpronesimeve kriminale te rregjimit, ju bashkengjiten PD si e e vetmja shprese per te rrezuar komunizmin dhe perfaqesuar interesat krejt legjitime anti-komuniste per liri politike dhe ekonomike gjithashtu!
Keto dy grupime qe perbejne PD kur kane bashkejetuar ne harmoni me njera-tjetren brenda PD, kane prodhuar fitore elektorale dhe qeverisje 13 vjecare te se djathtes. Sa here jane prishur ekuilibrat, PD eshte rrudhur dhe ka bumbur!
Nen drejtimin e Berishes PD ka funksionuar si ne ekuiliber edhe ne c’ekuiliber te ketyre “masave perberese” te se djathtes, asaj tradicionale dhe asaj post-komuniste! Por bilanci ka qene ne teresi pozitiv: 9 vite opozite, 13 vite qeverisje! Berisha pas vitit 2000 e kuptoi se kthimi tek ngjizja e PD e periudhes ‘90-92 ishte e vetmja rruge drejt fitores dhe qeverisjes se qendrueshme. Edhe humbja e vitit 2013 nuk ishte traumatike per shkak te mbajtjes se ketij ekuilibri. Delegimi dhe mbajtja me konsensusin e ketyre dy grupimeve e pushtetit ne parti dhe qeverisje nen autoritetin e tij deshmoi te ishte rezultativ.
Me ardhjen e Bashes ne krye te PD keto ekuilibra u prishen ne menyre progresive duke e PD drejt dyshimit per ekzistencen e saj. Te mos qenit Sali Berisha per nga inteligjenca, pervoja, intuita e vetepermbajtja, e ka kthyer PD ne nje aventure personale te nje kryetari qe ben vetem kompromise ditore brenda dhe jashte partise. Here sillet si radikal e here si i moderuar duke mos bere dot as njeren e as tjetren. Ndaj ka demtuar autoritetin e tij pa kthim e shperbere kohezionin e brendshem te Partise Demokratike. E vetmja zgjidhje ishte zevendesimi i “karizmes se munguar” te tij me nje demokratizim radikal te partise, c’ka do sillte kthimin e bashkejeteses mes dy grupimeve te elektoratit te djathte! As kete nuk e beri dhe as ka ndermend ta beje!
Nje ligj elektoral si ai “danez” do i jepte nje mundesi tjeter permes listave te hapura dhe gares ne parti. Por jo, iken nga tryeza e Reformes Zgjedhore duke shuar cdo mundesi per te kthyer besimin tek nje e djathte qe do bashkohej per te qene fituese ne 2021! Alibia perfekte eshte prishja e teatrit, nje akt arrogance i paprecedente i Rames! Por prishja e teatrit, nuk ka te beje me reformen zgjedhore. Zgjedhjet do mbahen si gjithmone, jo ne sheshin e teatrit te rrenuar tashme, por ne kutite e votimit! Dhe qe ato te mbushen me vota per te djathten, ajo duhet te jete konkurruese, e hapur, demokratike, e qarte ideologjikisht dhe me e rendesishmja e bashkuar mes radikaleve dhe te moderuarve te se djathtes!
Rruge tjeter drejt fitores nuk ka! Kete e dijne te gjithe qe nga politika, votuesit e deri tek mediat! Kokefortesia e aventures personale do shtoje listen e humbjeve por jo fitoren e zgjedhjeve! 2021 po vjen me shpejt se fadromat kriminale teatrit, e nuk do zene poshte nje godine por nje shoqeri te tere!





Skip to toolbar