Në një kohë kur të gjithë shqiptarët janë të foksuar te pushimet, bizneset turistike presin pushuesit brenda dhe jashtë vendit, opozita bën thirrje për protestë. Ish-deputeti demokrat, Agron Shehaj, ka shpërndarë një mesazh në facebook, ku u kuron qytetarëve shqiptarë, që të hënën më 15 korrik të fikin mjetet në shenjë proteste për tre orë. Shehaj thotë se nga ora 12:00 deri në orën 15:00, shqiptarët të fiknin mjetet në shenjë proteste, sipas tij, për rritjen e çmimit të karburantit.
“Aferat korruptive të kësaj qeverie ndalohen vetëm me protesta, si në rastin e Teatrit dhe të Unazës së Madhe. Prandaj i ftoj të gjithë t’i bashkohen thirrjes për protestë kundër taksave mbi naftën. Në kushte e kapjes totale të ekonomisë nga Rama dhe miqtë e tij, protesta qytetare është mënyra e vetme për t’a ndalur”, shkruan ndër të tjera Shehaj.
Në fakt, pretendimi i PD-së për rritje të çmimit të karburantit është përgënjeshtruar nga Ministria e Financave, Anila Denaj. Nëpërmjet një postimi në Tëitter pak ditë më parë, ajo u shpreh se nuk do të ketë asnjë rritje taksash, duke e quajtur reagimin e PD-së “për të ardhur keq”.
Ndërkohë, po PD, u ankua për largim të turistëve nga Shqipëria, ndërkohë që nuk përmend faktin se aksioni i saj prej 6 muajsh, nuk i ka shërbyer aspak ardhjes së turistëve në vend. Në këtë linj, edhe Agron Shehaj, kërkon që shqiptarët të “largojnë” dhe më shumë turistët, duke kërkuar që të hënën të bllokojnë rrugët e vendit duke fikur për tre orë mjetet.