Nga 85%, te taksa e karburantit. Ministrja zbulon mashtrimin e Bashës

AKTUALITET


Gjatë të enjtes, Lulzim Basha ka nisur një tur takimesh me strukturat e PD-së në qytete të ndryshme të vendit ku është hedhur degë më degë, herë ka folur për zgjedhjet e herë për ekonominë e taksat. Siç lexon gabim 85% e shqiptarëve që sipas tij nuk morën pjesë në zgjedhje, ashtu lexon edhe taksat.

Basha ka akuzuar qeverinë se ka rritur taksën për karburantet .“Akti më i fundit kundër interesit të qytetarëve, që favorizon klientët  e qeverisë, është vendimi për të rritur sërish indirekt taksën e karburantit me 200 lekë për letër”, tha kreu i PD. Basha tha së të tilla vendime qe varfërojnë njerezit, i fusin duart e kryeminstrit në xhepat e qytetarëve, e bëjnë të domosdoshëm largimin e kësaj qeverie të korruptuar.


Por i menjëhershëm ka qenë reagimi i Ministres së Financave, Anila Denaj e cila sqaron se nuk ka asnjë rritje taksash, nuk ka asnjë taksë të re dhe se të gjitha këto janë sajesa dhe produkt i fantazisë së Bashës. Kryeminstri Rama i ka bërë mënjeherë repost reagimit të ministres duke i dhënë asaj plotësisht të drejtë.

Basha e bëri deklaratën për rritje të taksës së karburantit në një takim me strukturat e PD-së së Vlorës.

Ndërsa në Selenicë ai tha se fokusi kryesor i PD “duhet të jetë tek biznesi i vogël për t’i shpjeguar atij ndryshimin që vjen me qeverisjen e vendit nga PD për ringritjen e tyre përmes uljes së taksave dhe sjelljes së administratës tatimore”.

Më tej Basha solli në vëmendje propozimet kryesore konkrete të paketës së PD për biznesin e vogël. “Klasifikim si biznes i vogël për xhiro nën 140 milionë lek të vjetra në vit, 0.5% taksë e xhiros vjetore si e vetmja taksë për biznesin e vogël, ulje e çmimin të naftës me 300 lekë për litër, si dhe ulje deri në 20% e çmimit të energjisë”.

Të mërkurën përmes një reagimi Basha premtoi se “shqiptarët do të mund të jetojnë të gjithë në kamje”.




Skip to toolbar