Kupa e Shqipërisë/ Shorti hidhet të martën, mësoni katër skuadrat gjysmëfinaliste

Më të fundit


Federata Shqiptare e Futbollit do të organizojë hedhjen e shortit për fazën gjysmëfinale të Kupës së Shqipërisë 2023/2024, ditën e martë më datë 12 mars, në orën 11:00.

Shorti do të zhvillohet në ambientet e “Shtëpisë së Futbollit” në sallën e konferencave për shtyp dhe do të jetë i hapur për mediat, ndërsa do të marrin pjesë edhe përfaqësuesit e katër klubeve të kualifikuar deri në këtë fazë e më konkretisht Tirana, Kukësi, Vllaznia dhe Egnatia.

Nga shorti do të përcaktohen dy çiftet gjysmëfinaliste. Ndeshjet e para të fazës gjysmëfinale do të luhen më datë 3 prill. Ndërsa takimet e dyta ku do të përcaktohen edhe dy skuadrat që do të shkojnë në finalen e madhe të Kupës së Shqipërisë, do të zhvillohen më datë 24 prill. /FSHF



Skip to toolbar